Varrezë masive në Dardhishtë?

Lajme

Varrezë masive në Dardhishtë?

Më: 18 prill 2014 Në ora: 12:32

Shukri Sadiku nga fshati Sibovc i komunës së Obiliqit, ka muaj që nuk po e bën gjumin rehat. Atij për çdo natë po i përfytyrohet ekskavatori të cilin 15 vjet më parë e kishte parë duke hapur një gropë të madhe në fshatin Krushevc, (tash Dardhishtë), afër Obilqit. Ngjarja, sipas tij, ka ndodhur në ditën e pestë të fillimit të bombardimeve të NATO-s, që i bie më datë 28 mars 1999. Derisa po kthehej nga puna, thotë se pa ekskavatorin, ngase ishte i detyruar me dhunë të shkonte në punë.

Sadiku po dyshon se në atë vend ekziston një varrezë masive. “Kjo ngjarje ka ndodhur në ditën e katërt të bombardimeve kur na kanë lëshuar nga puna dhe kemi kaluar këtejpari me veturë. Në këtë vend kemi parë duke u hapur gropa me ekskavator. Gropa ka qenë e thellë rreth shtatë apo tetë metra, ndërsa ka qenë e gjatë rreth 25 metra. Unë po dyshoj se në këtë vend ekziston varrezë masive”, rrëfen Sadiku për Tribunën.

Gjatë kohës sa ekskavatori hapte gropën, përreth tij qëndronin njësia speciale e KEK-ut, e udhëhequr nga Jova Gjorgjeviq, njësi e cila, sipas tij, ishte e armatosur rëndë. “Derisa ekskavatori bënte punën, rreth tij qëndronin rreth 40 paramilitarë, por ne e kemi vazhduar rrugën për në shtëpi”, thotë Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat