Klinaku: Partitë po bëjnë `trafikim me qenie njerëzore`

Lajme

Klinaku: Partitë po bëjnë `trafikim me qenie njerëzore`

Më: 18 prill 2014 Në ora: 10:30

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka ironizuar me lëvizjet e anëtarëve të subjekteve të ndryshme politike nga një parti në tjetrën. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, lëvizjet nga një subjekt politik në tjetrin Klinaku i ka cilësuar si “trafikim me qenie njerëzore”.

“Nuk po respektohet ligji se të gjitha këto shitje-blerje të njerëzve nga partitë do të duhej të dënoheshin si vepër penale ‘trafikim me qeniet njerëzore’", ka shkruar Klinaku në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat