Dy komunat veriore harmonizojnë statutet me ligjin e Kosovës

Lajme

Dy komunat veriore harmonizojnë statutet me ligjin e Kosovës

Më: 18 prill 2014 Në ora: 10:29

Kuvendet komunale Zveçan dhe Zubin Potok, kanë harmonizuar të enjten mbrëma, përkatësisht ditën e fundit të afatit ligjor, statutet e tyre me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës.

Me dy të tretat e votave, këto dy komuna miratuan ndryshimet e statuteve të tyre. simbolet e komunës tani do të definohen me një procedurë të veçantë, e cila po ashtu duhet të miratohet me dy të tretat e votave të delegatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat