Veseli: Tribunali, një shëmti që po i bëhet Kosovës

Lajme

Veseli: Tribunali, një shëmti që po i bëhet Kosovës

Më: 17 prill 2014 Në ora: 22:49

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke folur për krijimin e Gjykatës Speciale, e ka quajtur atë një shëmti që po i bëhet Kosovës.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, Veseli ka thënë se partia e tij do të ketë qëndrim unik ndaj kësaj çështje, që sipas tij do të jetë konform interesave të shtetit të Kosovës.
“PDK do të ketë qëndrimin e vet unik politik ndaj kësaj çështje i cili do të jetë konform interesave të atdheut tonë, luftës sonë çlirimtare, në të njëjtën kohë e veçoj veçanërisht partneritetin tonë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Veseli, në një intervistë për RTK-në.
Ai ka potencuar po ashtu se asnjë luftëtarë nuk i frikësohet drejtësisë.
Veseli është i bindur që në çdo ballafaqim do të fitojë e drejta, e vërteta e kombit të Kosovës për luftën e vetë për liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat