Asambleisti Demiri kërkon nga Komuna mbulimin e shpenzimeve për varrosje

Lajme

Asambleisti Demiri kërkon nga Komuna mbulimin e shpenzimeve për varrosje

Më: 17 prill 2014 Në ora: 11:35

Asambleisti i Partisë së Drejtësisë, Visar Demiri, ka kërkuar nga Komuna e Ferizajt që të mbulojë shpenzimet për varrosje, pasi që sipas tij, kjo do të ndihmonte dhe do të lehtësonte sado pak gjendjen e rëndë të qytetarëve të këtij rajoni.

“Të diskutojmë për mbulimin e shpenzimeve për varrosje nga fondi i komunës. Shumica e komunave në nivel shtetëror i mbulon shpenzimet e varrimit dhe ne rajon vetëm komuna e jonë nuk e bën këtë. Andaj propozoj qe ne seancat e radhës te vihet si pikë e rendit te ditës për miratim propozimi për mbulimin e shpenzimeve te varrimit nga fondi i komunës”, ka thënë ai.

Demiri gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Ferizaj, ka kërkuar edhe miratimin e planit të veprimit për integrimin e komuniteteve RAE, pais që pretendon se ky komunitet ende nuk është i integruar ashtu siç duhet.

Ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij edhe sa i përket ndërtimeve pa leje në qytetin e Ferizajt, duke kërkuar përgjigje nga drejtuesit e komunës edhe për çështjen e projekteve për gjelbërimin e hapësirave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat