Veriorët presin ditën e fundit për miratimin e statuteve

Lajme

Veriorët presin ditën e fundit për miratimin e statuteve

Më: 17 prill 2014 Në ora: 08:22

Njëjtë si me rastin e betimit dhe inaugurimit të kuvendeve komunale, veriorët kanë zgjedhur ditën e fundit për t’i miratuar statutet komunale, pas afatit shtesë të cilin ua kishte dhënë Ministria e Pushtetit Lokal.

Këshilltarët shqiptarë kanë thënë se deri të martën nuk ka pasur ndonjë ndryshim dhe statutet vazhdojnë të jenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet Kosovës.

Dy komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Leposaviqi dhe Zveçani, të enjten (sot), kanë afatin e fundit për t’i miratuar statutet komunale. Njëjtë si me betimin e kryetarëve dhe inaugurimin e kuvendeve komunale, veriorët kanë zgjedhur ditën e fundit për ta kryer këtë obligim ligjor.

Këshilltarët shqiptarë që janë pakicë në këto komuna kanë thënë se deri të martën nuk ka pasur ndonjë ndryshim dhe statutet vazhdojnë të jenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat