Vazhdon situata e rënduar e furnizimit me energji

Lajme

Vazhdon situata e rënduar e furnizimit me energji

Më: 17 prill 2014 Në ora: 01:14

Furnzimi me energji elektrike është rënduar shumë në tërë Kosovën. KEK-u nëpërmjet postës elektronike ka bërë të ditur se njësia B1 e Termocentralit Kosova B pritet të rikthehet në punë sonte rreth mesanatës. Edhe në këtë gjendje kur banorët ballafaqohen me orë të tëra me reduktime KEDS ka preferuar që të komunikoj nëpërmjet komunikatave e postës elektronike e jo me kontakt të drejtpërdrejt

Furnzimi me energji elektrike është rënduar shumë në tërë Kosovën. Banorët e Fushë Kosovës thonë se mbrëmë nuk kanë pasur energji me orë të tëra. E kjo sipas tyre po u shkakton probleme dhe dëme të shumta.

" Prej orës 3 në mëngjes e deri në 9 ora nuk ka pas energji. Probleme sa të dush. Së pari frigoriferët po dëmton, po dëmtohet materiali brenda e të gjitha, po cka kemi të bëjmë? Ata po thonë jo po del prej sistemit atje, me e rregullu se rregullojne si duhet", thotë një qytetarë për RTK-në.

Këto reduktime kanë ardhur si pasojë e rënies nga prodhimi i njësisë b1 të Termocentralit Kosova B.

Nëpërmjet një komunikate KEDS ka thënë se janë njoftuar nga KEK-u se ata janë detyruar të nxjerrin këtë bllok nga prodhimi, si pasojë e probleme teknike.

Ndër të tjera thuhet se KEDS ka blerë energji e cila ka nisur të importohet nga ora 13:00, kur edhe sipas tyre kanë nisur të zvogëlohen reduktimet. Ndërsa kanë shkruar se sasinë e mjaftueshme të energjisë nuk kanë arritur ta sigurojnë pasi nuk ka as në tregun rajonal për shkak sic thuhet, të rrijtes së kërkesës si pasojë e e ftohjes së papritur të motit.

E sipas tyre, përkeqësimi i motit ka shkaktuar rreth 60 prishje në tërë vendin dhe se punëtorët po punojnë për të sanuar këto prishje.

Ndërsa KEK-u nëpërmjet postës elektronike ka bërë të ditur se njësia B1 e Termocentralit Kosova B pritet të rikthehet në punë sonte rreth mesanatës. Edhe në këtë gjendje kur banorët ballafaqohen me orë të tëra me reduktime, KEDS ka preferuar që të komunikoj nëpërmjet komunikatave e postës elektronike e jo me kontakt të drejtpërdrejtë me gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat