Komuna e Gjakoves njofton me situaten pas reshjeve te dendura te bores

Lajme

Komuna e Gjakoves njofton me situaten pas reshjeve te dendura te bores

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:28

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës gjatë ditës së djeshme, datë15.04.2014, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, respektivisht në saje të kordinimit të Zyrës për Alarmim dhe Kordinim Emergjent-112 dhe të zyrtarëve të saj përgjegjës, kanë bërë vlerësimin e gjendjes si pasojë e reshjeve intensive dhe konform situatës kanë ndërmarrur veprimeve adekate emergjente.Në bazë të këtij vlerësimi, është konstatuar se në fshatrat Molliq dhe Botushë janë lajmëruar reshje më të mëdha të borës, që për pasojë ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, sidomos në zonat më të thella. Ndërkaq, përgjatë segmentit rrugor Gjakovë-Ponoshec, në fshatim Korenicë ka patur bllokim të rrugës si pasojë e thyrjes së degëve të shumta të drunjëve, të cilat me ndihmën e zyrtarëve dhe pjesëtarëve të komunitetit janë larguar, duke evituar rrezikun dhe mundësuar qarkullimin e lirë të automjeteve.Poashtu edhe në pjesët urbane të komunës, si pasojë e thyerjes së degëve/drunjëve, ka patur bllokim në rrugën “Ismail Qemali” te "Muzeu i Vjetër" , me ç’rast përmes Kompanisë "Çabrati" janë eliminuar pengesat në qarkullim.Tek lokacioni i quajtur “Ura e Taliqit” është larguar një shtyllë e rrëzuar elektrike, ku policia ka bllokuar për një orë e gjysëm komunikacionin, derisa KEDS-i ka bërë largimin e shtyllës nga rruga. Njoftojmë qytetarët se ka patur edhe shumë degë dhe trupa të pemëve të rrëzuara, poashtu edhe të shtyllave (elektrike dhe të telekomunikacionit), por që deri më tani nuk janë lajmëruar raste, me pasoja serioze në njerëz, infrastrukturë, dëmtim të pronës, apo të ndonjë lloji tjetër.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim aktualisht është duke ndërmarrur masa, duke filluar nga kërkesa drejtuar kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe urbane për të qëndruar në gjendje gatishmërie, nëse reshjet vazhdojnë dhe situata përkeqësohet. Pastaj është shprehur kërkesa drejtuar KRU “Çabrati” për pastrimin e rrjedhjes së ujit deri në puseta, dhe largimin e degëve/drunjëve që pengojnë qarkullimin e ujit, automjeteve dhe të këmbësorëve.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka ngritur shkallën e gadishmërisë, dhe është vazhdimisht në përcjellje të gjendjes në teren dhe të nivelit të ujërave që potencialisht mund të rrezikojnë, njofton Kastriot Shehdadi, zyrtar për informim në Komunën e Gjakovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat