LDK: Isa Mustafa, jo vetëm kandidat por kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Lajme

LDK: Isa Mustafa, jo vetëm kandidat por kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Më: 16 prill 2014 Në ora: 16:55

Ambasadorja Amerikane Tracy Ann Jackobson gjatë mëngjesit të së mërkurës ka takuar liderët e partive politike, dhe thuhet se është biseduar edhe për zgjedhjet, dhe se është caktuar data 8 qershor.

Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundëpërgjigjur spekulimeve mediale për mundësinë që Isa Mustafa të mos kandidohet për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Zyrtarë të lartë të LDK-së i kanë thëën gazetës “Bota sot” se ky është një spekulim, që rrënjën e ka tek kundërshtarët e LDK-së, që nuk p o zgjedhin mjet për ta penguar triumfin e LDK-së.
Shumica e partive politike në vend tashmë kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër, derisa data e zgjedhjeve pritet të jetë 8 qershori.
Atmosferë zgjedhjesh ka filluar të mbretëroj edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili ka nisur përgatitjet për organizmin e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat