LDK i jep disa sqarime Shpend Ahmetit

Lajme

LDK i jep disa sqarime Shpend Ahmetit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 11:13

Lidhur me deklaratat e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për çështjen e legazimint të ndërtimeve, Grupi i asambleistëve të LDK-së në KK të Prishtinës dëshiron të sqarojë se kryetarit të Komunës nuk i lejohet kurrfarë rishqyrtimi i vendimeve përfundimtare në procedurën administrative, pas arritjes së plotfuqishmërisë së tyre, me arsyetimin se gjëja qenkan të paligjshme.

"Një gjykim të tillë të vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të nxjerra në procedurë administrative, brenda afateve të parapara ligjore, e bën vetëm organi administrativ i shkallës së dytë, sipas kërkesës-ankesës së personit me interes ligjor apo përmes ngritjes së kontestit administrative në Gjykatën Themelore - Kolegjin për Konteste Administrative. Ndërsa, sa u përket vendimeve të plotfuqishme, rishikimi i tyre mund të bëhet në bazë të ndonjë urdhërese të veçantë për mbikëqyrje nga ndonjë organ kompetent dhe i autorizuar me ligj dhe atë vetëm për raste të veçanta për të cilat lejon ligji bazik, si dhe ligjet e tjera subsidiare. Grupi i asambleistëve të LDK-së fton z. Ahmeti që të konsultojë Ligjin për Procedurën Administrative nr. 2005-02/L-28, si dhe Ligjin për Kontestet Administrative nr. 2009/03-L-006.
Po ashtu, deklarimi i z.Ahmeti se lëshimi i lejeve për legalizim është bërë pa baza ligjore, vetë është pa asnjë bazë dhe e injoron Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje nr. 2013/04-L-188", thuhet ndër të tjera në njoftimin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat