Ja pasuria e zyrtarëve nga Komuna e Prishtinës

Lajme

Ja pasuria e zyrtarëve nga Komuna e Prishtinës

Nga: Hava Orana Më: 16 prill 2014 Në ora: 10:42

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar të bëjë publike deklarimet e pasurisë të zyrtarëve të shtetit. AKK-ja deri më tani ka publikuar deklarimet e zyrtarëve nga komunat e Kosovës. Nga zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në dhjetorin e vitit që lamë pas shumë nga zyrtarët udhëheqës nëpër komuna kanë ndërruar, e zyrtarët e rinj në pushtet kanë deklaruar tash pasurinë.

Kështu në komunën e Prishtinës, kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ka deklaruar tek pasuria e luajtshme dy vetura, një të tipit Skoda Superb dhe tjetrën Peugeot, të dyja në vlerë prej 24 mijë euro. Derisa posedon mbi 30 mijë euro të depozituara në bankë, 40 mijë euro ka detyrime ndaj bankës. Të hyrat vjetore të tij janë mbi 24 mijë euro.

Nënkryetari i komunës Dardan Sejdiu ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme 225 mijë euro, një shtëpi dhe një banesë. Mbi 30 mijë euro të depozituara në bankë, dhe mbi 10 mijë pasuri të luajtshme. Ndërkaq të hyrat vjetore të tij sillen mbi 14 mijë euro.

Ndërkaq drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, e cila ushtron edhe tri profesione të tjera, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar 320 mijë euro dhe 10 mijë euro pasuri të luajtshme. Ndërkaq nga të hyrat vjetore mbi 35 mijë euro.

Fisnik Ismaili këshilltari në komunën e Prishtinës ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme 100 mijë euro, ndërsa mbi 25 mijë të luajtshme. Nga posedimi i aksioneve në shoqëri komerciale, Ismaili ka deklaruar 1 milionë e 750 mijë euro, duke përfshirë këtu edhe kompaninë e tij, Karrota ADS SHPK. Të hyrat vjetore të tij janë mbi 17 mijë euro.

Këshilltari tjetër komunal në Komunën e Prishtinës ka deklaruar tek pasuria e luajtshme një pikturë në vlerë prej 1 milionë euro, derisa tek pasuria e paluajtshme një banesë në vlerë prej 100 mijë euro. Nga posedimi i aksioneve në shoqëri komerciale ka deklaruar mbi 178 mijë euro, më 50% të aksioneve në kompaninë ‘Trembelat’, ndërsa mbi 11 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore.

Ndërkaq Hysen Durmishi zyrtar në komunën e Prishtinës ka deklaruar mbi 340 mijë euro tek pasuria e paluajtshme, ndërkaq të hyrat vjetore sillen mbi 11 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat