Themelohet NISMA e Gruas Për Kosovën

Lajme

Themelohet NISMA e Gruas Për Kosovën

Më: 16 prill 2014 Në ora: 10:29

Është mbajtur Këshilli themelues i Gruas për Kosovën në të cilin është zgjedhur kryesia dhe kryetarja e këtij këshillit Valdete Bajrami.
"Këshilli themelues i NISMËS së Gruas Për Kosovën sot ka mbajtur takimin e saj të rradhës. Me një prezencë të madhe të femrave nga të gjitha qytetet e Kosovës, këshilli themelues i Nismës së Gruas Për Kosovën sot ka zgjedhur kryesinë dhe kryetaren e Nismës së Gruas Për Kosovën.

Me një mbështetje të fuqishme nga të gjitha femrat e këshillit themelues dhe me një harmonizim të shkëlqyer, Valdete Bajrami u zgjedh Kryetare e NISMËS së Gruas Për Kosovën", thuhet në komunikatën e Nismës për Kosovën. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat