Punëtorët e fabrikës ‘Lola’ bllokojnë magjistralen e Ibrit

Lajme

Punëtorët e fabrikës ‘Lola’ bllokojnë magjistralen e Ibrit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:55

Rreth 100 punëtorë të fabrikës ‘Lola’ nga Leshaku në veri të vendit, kanë bllokuar sot para orës 7:00 të mëngjesit magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, duke pamundësuar kështu qarkullimin e automjeteve në këtë drejtim, për shkak të mos marrjes së pagave të tyre që nga janari i këtij viti.

Ata kanë vendosur goma të automjeteve në rrugë, ndërsa kanë kërcënuar se nuk do ta zhbllokojnë magjistralen deri sa të mos vijnë përfaqësues gjegjës nga Beogradi për të biseduar rreth zgjidhjes së problemit të tyre.Ndryshe, fabrika ‘Lola-fot Beograd’, e cila merret me përpunimin e metaleve, është kompani e regjistruar në Beograd, repartet e së cilës veprojnë në territorin e Kosovës sipas ligjeve të Serbisë.

Ngjarjen janë duke e përcjellur nga afër pjesëtarët e Policisë së Kosovës të stacionit veri dhe deri tani nuk është shënuar ndonjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat