Williamson këshilloi krijimin e EULEX-it

Lajme

Williamson këshilloi krijimin e EULEX-it

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:33

Në vitin 2006 një ekip i evropianëve po bënte një punë specifike në Kosovë. Ata po e ndihmonin ndërmjetësin e bisedimeve të atëhershme për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarin, që të hartonte formën se si do të dukej misioni i BE-së për sundimin e ligjit, mision që do të merrte kompetencat e UNMIK-ut, raporton “Tribuna”.

Misioni që më pas do të jetësohej si EULEX, ndonëse plani i Ahtisaarit nuk u pranua kurrë në OKB, po planifikohej nga ekspertët në terren, por edhe ata që po angazhoheshin nga shtetet mbështetëse të pavarësisë si njerëz me eksperiencë në fusha specifike.

Në mesin e këtyre profesionistëve ka qenë edhe prokurori amerikan, Clint Williamson. Si ambasador i SHBA-ve për krime të luftës, ai ka qëndruar në Prishtinë më 16 dhe 17 shtator të vitit 2006. Në mesin e autoriteteve që ka takuar kanë qenë edhe ekipi që po përgatiste dukjen e EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat