Podujeva në “terr” qe dhjetë ditë

Lajme

Podujeva në “terr” qe dhjetë ditë

Më: 15 prill 2014 Në ora: 21:58

Komuna e Podujevës duket se po e pëson më së keqi për energji elektrike, pasi që prej dhjetë ditësh ata janë më shumë në terr se sa me drita.

Prej dhjet ditësh, qytetarët e Podujevës kanë reduktime të ashpra, madje edhe deri pesë orë pa rrymë dhe dy me të. Por, sot reduktimet ishin edhe më të ashpra, ku gjatë gjithë ditës, raportojnë mediat në vend, ka pasur vetëm dy-tri orë rrymë.
Ndryshe, kohëve të fundit ka pasur ndërprerje të shumta të energjisë elektrike në vende të ndryshëm të Kosovës.

Madje, kjo ka ndodhur edhe pas njoftimin nga KEK-u, për rregullimin e problemeve me të cilat përballeshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat