Plani i Mimozës, ja ndryshimet që do pësojë Çarshia e Madhe

Lajme

Plani i Mimozës, ja ndryshimet që do pësojë Çarshia e Madhe

Më: 15 prill 2014 Në ora: 20:40

Çarshia e vjetër e Gjakovës deri në fund muajit qershor do të merr një pamje të re, me hyrje-dalje të rregulluara, me hapësira të limituara që përdoren nga kafeteritë dhe eventualisht me llambadarë të zhvendosur në një lokacion ku ndriçojnë gjatë tërë kohës e në të njëjtën kohë nuk i pengojë intervenimet emergjente të zjarrfikësve apo të ambulancës.
Kështu ka premtuar kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se tashmë ka marrë rekomandimet e një komisioni të përbashkët që ishte themeluar për të gjetur një zgjidhje për Çarshinë, ndërsa ka mbetur që ajo të merr vendim për vënien në funksion të këtyre rekomandimeve. Sipas kryetares pritet kufizimi i orarit të veprimtarisë së kafeterive si dhe kufizimi i hapësirës së jashtme që përdoret nga ato. Për këtë ka pasur pakënaqësi nga pronarët e lokaleve, por kryetarja ka thënë se duhet bërë zgjidhje për të gjithë banorët dhe jo vetëm për ata që operojnë në këto lokale, transmeton radiogjakova.
Gjithashtu, komisioni ka nxjerr edhe rekomandimin për heqjen e llambadarëve dhe ulëseve në mes të rrugës, në mënyrë që rruga të jetë e lirë për intervenimet eventuale emergjente. Megjithatë, Kusari – Lila ka thënë se për këtë ka kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit të gjendet një formë tjetër e vendosjes së llambadarëve, në mënyrë që Çarshia të mos mbetet pa ndriçim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat