Ilir Deda në Vetëvendosje?

Lajme

Ilir Deda në Vetëvendosje?

Më: 15 prill 2014 Në ora: 16:40

Rrugën e shkuarjeve të reja të disa anëtarëve të shoqërisë civile në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndjek edhe drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda.
Burime të ORAinfo.com bëjnë të ditur se Ilir Deda tashmë ia konfirmuar shkuarjen në këtë subjekt politik liderit të VV-së, Albin Kurtit.

“Deda tashmë pothuajse është anëtarë i Vetëvendosjes dhe aderimi tij zyrtar në këtë subjekt polikë është çështje kohësh”, ka thënë burimi.

Në anën tjetër, zëdhnësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nuk e ka pohuar dhe as mohuar kalimin e Dedës në këtë subjekt politikë. “Nuk mund të them asgjë në këtë drejtim”, ka thënë shkurt Vraniqi.

Ndërkaq, kontakti me Ilir Dedën ka qenë i pamundur gjatë gjithë ditës, i cili e ka pas telefonin e fikur.

Ndryshe, këtë javë VV-së iu kanë bashkuar dy aktivistë të shoqërisë civile, Avni Zogiani nga “Çohu” dhe Merita Mustafa nga KDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat