Integrimi i Kosovës në NATO nuk ndërlidhet me statusin në Asamblenë Parlamentare

Lajme

Integrimi i Kosovës në NATO nuk ndërlidhet me statusin në Asamblenë Parlamentare

Më: 15 prill 2014 Në ora: 07:58

Statusi i vëzhguesit për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATO-së nuk përbën hap drejt pranimit edhe në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë.

Pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që Kosova ta ketë statusin e vendit vëzhgues, zyrtarë të këtij mekanizmi kanë sqaruar se integrimi në NATO është çështje që nuk varet nga statusi që ka Kosova me Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, ishin shprehur të entuziazmuar me vendimin e Asamblesë, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm në integrimin e Kosovës në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë-NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat