Tribunali për ushtarët e UÇK-së ndryshon kushtetutën

Lajme

Tribunali për ushtarët e UÇK-së ndryshon kushtetutën

Më: 15 prill 2014 Në ora: 07:56

Kushtetuta e Kosovës brenda pak muajsh pritet të hyjë sërish në një proces plotësimi-ndryshimi, që kësaj radhe lidhet me krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se një proces i tillë është i pashmangshëm dhe pritet të ndodh pas zgjedhjeve që formimit të institucioneve të reja.

Sidoqoftë, Kuvendi aktual përveç gjykatës, duhet të votojë edhe për plotësimin e 12 ligjeve që dalin nga ky proces.

Presidentja Jahjaga edhe zyrtarisht i ka dërguar ftesë baroneshës Ashton ku kërkon vazhdimin e mandatit të EULEX dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat