Drejtësia e anshme e Gjykatës së Pejës

Lajme

Drejtësia e anshme e Gjykatës së Pejës

Më: 15 prill 2014 Në ora: 07:05

Shaban Xhemajli, ia ka shpuar zorrë e mëlçi Shkëlzen Gashit. Dy plumba ia ka dhënë atij para 13 vjetësh. Për këtë vepër ai ishte dënuar me 1 vit e gjysmë burgim, por nuk ka shkuar asnjëherë në burg. Këtë ia ka mundësuar funksionimi i dobët i gjyqësorit.

Incidenti kishte ndodhur për shkak të një prone, në vitin 2001. Aktgjykimi i formës së prerë ishte shpallur më 23 prill 2007. Prej asaj date, i pandehuri nuk ishte dërguar në vuajtje të dënimit. Fiks më 23 prill 2013, sanksioni penal është parashkruar në mënyrë absolute. Brenda pak ditësh, Gjykata ka nxjerrë aktvendim për hedhjen poshtë të tij,shkruan kd.

Kur Shkelzen Gashi si i dëmtuar ka provuar ta realizojë të drejtën e kompensimit material me anë të një padie civile, Gjykata është treguar e “rreptë në zbatim të ligjit”.
Për shkak të vonesës së avokatit të tij në seancë rreth 20 minuta, Gjykata e ka konsideruar si tërheqje të padisë, ani se avokati ka ofruar dëshmi mjekësore se ishte për mjekim pikërisht në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat