Reduktime të ashpra të energjisë elektrike në Podujevë

Lajme

Reduktime të ashpra të energjisë elektrike në Podujevë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 22:30

Banorët e Podujevës ankohen për reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Ata thonë se për disa ditë këtij qyteti i është kthyer zhurma e gjeneratorëve. Por, zyrtarë të KEK­-ut dhe KEDS-­it deklarojnë se është përmirësuar gjendja në terren dhe se gjatë ditës së sotme furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë i rregullt për të gjithë konsumatorët.
POSTUAR 20:07 / 14.04.2014
Zhurma e gjeneratorëve është rikthyer që disa ditë në qytetin e Podujevës. Sipas banorëve, reduktimet janë ashpërsuar shumë që afro 10 ditë dhe po zgjasin me orë të tëra.Por, zyrtarë të KEDS­-it si në të shumtën e rasteve duke mos dashur të prononcohen para kamerës me arsyetimin se janë të zënë, në një përgjigje elektronike thonë se gjate ditës së sotme furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë i rregullt për të gjithë konsumatorët

Por, sipas tyre, ndërprerje mund të ketë edhe për shkak të implementimit të projekteve investuese të KED-S­it si dhe për shkak të planeve të mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes të KEDS-­it dhe të KOSTT-­it, si dhe për shkak të prishjeve të mundshme në rrjet.

Guri Shkodra ndër të tjera ka shkruar se pas sanimit të prishjes së paplanifikuar të bllokut B1 të termocentralit Kosova B, të shtunën ka rifilluar gjenerimi i energjisë me kapacitet minimal dhe se është ngritur të dielën pasdite. Sipas tij, gjatë kësaj kohe KEDS ka importuar energji, por në këso raste, kur prishjet janë të paplanifikuara, importimi kërkon kohë, disponim të mjaftueshëm të energjisë në treg dhe përgatitje teknike. Në këtë rast importi i menjëhershëm i energjisë ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së energjisë në treg, përkundër përpjekjeve të KEDS­-it.

E zyrtarë të KEK-­ut thonë se sanimi i problemit në bllokun B1 është bërë për 12 orë dhe prodhimi përveç kësaj kohe ka qenë konform planit.

E pavarësisht arsyetimeve të zyrtarëve institucionalë, llapjanët kërkojnë që reduktimet të ndalen dhe të furnizohen me energji në bazë të pagesës që e bëjnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat