Policë të shtrirë në rrugën e parkut “Gërmia”

Lajme

Policë të shtrirë në rrugën e parkut “Gërmia”

Më: 14 prill 2014 Në ora: 16:12

Inxhinierët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, kanë dalë sot në rrugën e parkut Gërmia, për ta analizuar terrenin dhe për t’i bërë matjet e nevojshme për vendosjen e policëve të shtrirë në këtë pjesë të qytetit.
“Pasi t’i bëjnë të gjitha matjet, menjëherë do të fillojnë punimet për vendosjen e pengesave të tilla, punime këto që pritet të përfundojnë sot. Vendosja e policëve të shtrirë është e përkohshme, deri në zgjidhjen afatgjatë për parkun ‘Gërmia’, kur do të bëhet mbyllja e një pjese të rrugës për automjete, përveç në raste të veçanta”, thuhet në kumtesë.

Kjo masë emergjente është parë si e domosdoshme nga Komuna e Prishtinës, për shkak të aksidentit me fund fatal që ndodhi para disa ditëve në Gërmi, si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjeteve që frekuentojnë atë rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat