Shërbimi i gjendjes civile në Mitrovicë me efikas

Lajme

Shërbimi i gjendjes civile në Mitrovicë me efikas

Më: 14 prill 2014 Në ora: 11:50

Shërbimi i gjendjes civile në administratën e komunës së Mitrovicës, është duke bërë punë të madhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.

Modernizimi i shërbimit dhe aftësimi i kuadrit, ka bërë që shërbimet këtu të jenë efikase dhe që më të mos ketë tollovi të qytetarëve.

Ky shërbim gjatë tre muajve të parë të vitit 2014 ka lëshuar një numër rekord të dokumenteve prej 22.262 sosh.

Shefi i shërbimit, Afrim Voca ka njoftuar se gjatë kësaj periode, punëtorët e tij kanë lëshuar 13.677 ekstrakte nga certifikatat e lindjes, 2.363 certifikata të bashkësisë familjare, 2.153 certifikata të lindjes, 1.647 certifikata të martesës, 804 certifikata të vendbanimit, 600 certifikata të gjendjes martesore, 511 certifikata të vdekjes, 346 certifikata të shtetësisë dhe 161 vërtetime nga arkivi.

Voca ka bërë të ditur po ashtu, se numri i qytetarëve që kanë kaluar në regjistrin qendror është 8.795.

Qytetarët që po kërkojnë dokumentet e ndryshme të gjendjes civile, janë shprehur të jenë të kënaqur me efikasitetin e punëtorëve të administratës, pasi që ata presin vetëm pesë minuta për të marrë dokumentin e duhur, përveç në rastet kur ata vet nuk i kanë dokumentet në rregull apo u mungon ndonjëri prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat