PD themelon nëndegën e tretë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë

Lajme

PD themelon nëndegën e tretë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 11:48

Partia e Drejtësisë ka themeluar edhe nëndegën e tretë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, kryetar i së cilës u zgjodh Sokol Haradinaj. Me këtë rast kryetari i degës së PD-së në Vushtrri Abdullah Klinaku, ka përgëzuar Haradinajn për zgjedhjen në krye të kësaj nëndege, duke kërkuar nga ai angazhim maksimal për fuqizimin e PD-së në këtë pjesë.

Gjithashtu, Klinaku ka kërkuar mobilizim të çdo anëtari të PD-së, që të arrihet synimi dhe vizioni afatgjatë për shtrirjen e kësaj partie në çdo cep të rajonit të Vushtrrisë në mënyrë që në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen këtë vit PD të shënoi rritje të dukshme

Në këtë Kuvend Zgjedhor, ishte i pranishëm edhe deputeti i PD-së Jeton Svirca, i cili inkurajoi të rinjtë që të angazhohen në jetën politike, pasi që sipas tij, kjo është mënyra e vetme për t’i realizuar aspiratat dhe qëllimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat