Kompanitë e sigurimit në Kosovë mashtrojnë qytetarët

Lajme

Kompanitë e sigurimit në Kosovë mashtrojnë qytetarët

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:58

Kompanitë e sigurimeve nuk e kanë shumë dert se çfarë thonë ligjet kur është bëhet fjalë për biznesin. Megjithëse nuk ka ndonjë bazë ligjore, një qytetar i Prishtinës tregon se i është dashur të paguajë 63 euro për bartjen e pronësisë së automjetit nga pronari i mëhershëm.

Siç tregon ai, edhe pse vetura e tij ka pasur regjistrim deri në muajin nëntor të këtij viti, kompania e sigurimeve “Dardania” e ka detyruar të paguajë këtë shumë në emër të sigurimit.
“Agjentët e kësaj kompanie më kanë thënë se kështu thuhet në ligj. Ata më kanë thënë se këto para do të kthehen pas dhjetë dite në llogarinë bankare”, thotë ai. E në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se sipas legjislacionit për procedurat e regjistrimit të automjeteve, automjeti që ka sigurim nuk kërkohet që të paguajë sigurim.

“Në raste të ndërrimit të pronarit vetëm kërkohet të ndërrohet polica e sigurimit me të dhënat e pronarit të ri (jo të bëjë pagesë tjetër të sigurimit)”, thonë në zyrën për informim të MPB-së, shkruan “Tribuna”. Në këtë institucion tregojnë se nuk duhet asnjë sigurim shtesë për ndërrim pronari. “Është valid sigurimi nga pronari i mëparshëm deri në afatin e skadimit të përcaktuar në policën e sigurimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat