European Cultural Parliament mbahet edhe në Prishtinë

Lajme

European Cultural Parliament mbahet edhe në Prishtinë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:51

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe European Cultural Parliament do të nënshkruajnë sot, Memorandum Bashkëpunimi për mbajtjen e sesionit të 13-të të European Cultural Parliament në Prishtinë.

Pas nënshkrimit të memorandumit mes dy institucioneve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Karl – Erik Norman, sekretar i përgjithshëm i ECP-së, do të mbajnë konferencë për media.

Berlini dhe Edinburgh kanë qenë qytetet evropiane që së fundi kanë organizuar sesionet e ECP-së.

Mbajtja e këtij sesioni në Prishtinë do të përkrahet edhe nga Këshilli Britanik i Kosovës. Sesioni do të mbahet në muajin Tetor, dhe në Prishtinë për tri ditë do të qëndrojnë mbi 120 njerëz të artit nga Evropa.

Anëtarë të ECP-së nga Kosova, të emëruar nga Ministri Krasniqi janë Eliza Hoxha dhe Veton Nurkollari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat