Qytetarët, të rrezikuar nga produktet pa afat!

Lajme

Qytetarët, të rrezikuar nga produktet pa afat!

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:42

Produktet me afat të skaduar gjithnjë e më shumë po rrezikojnë qytetarët në vend, pasi që prania e tyre në tregje, por edhe lokale të ndryshme në vend është duke u rritur dita ditës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK) vetëm në muajt e parë të këtij viti në vend janë asgjësuar më shumë se 15 tonë produkte me afat të skaduar.

Zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçi, ka thënë se momentalisht nuk mund t’i dijë shifrat reale, pasi që ka produkte që për njësi matëse kanë litrin, por edhe disa janë shënuar me copë siç kemi të bëjmë me material fidanor, apo me produkte konditorike, ka bërë të ditur ai.

Ndërkaq, sa i përket vitit 2013-të, sipas Thaçit, AVUK-u ka asgjësuar 1,171,981.50 litra lëngje me afat të skaduar.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në të gjitha rastet kur ka hasur në produkte të dyshimta ka marrë të gjitha masat duke bërë edhe asgjësimin e të gjitha produkteve të dyshimta u janë dërguar fletë paraqitje në Gjykatë në bazë të ligjeve në fuqi dhe për dënimet e tyre pastaj vendos Gjykata”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat