Para Katedrales, kundër “uzurpimit”

Lajme

Para Katedrales, kundër “uzurpimit”

Më: 13 prill 2014 Në ora: 15:16

Më shumë se 20 pronarë, zejtarë, protestuan të dielën para Katedralës në Prishtinë, kundër “uzurpimit”, siç e quajnë ata, të hapësirës ku kanë qenë lokalet e tyre, e cila sipas tyre, po bëhet për qëllime të përfitimit.
Thonë se ekziston një kontest pronësor në mes të Ipeshkvisë dhe Komunës, për të cilën lënda është në EULEX, kurse përkohësisht janë ndërprerë punimet për ndërtimin e qendrës tregtare, në të cilën do të rivendosen disa lokale që shtriheshin përreth katedrales.

Drita Rexhepi, anëtare e këshillit organizativ të zejtarëve, thotë se po protestojnë në pamundësi që kjo çështje juridikisht të rregullohet në mes të katedrales edhe Komunës dhe se kjo formë e shprehjes së pakënaqësisë së tyre do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Po protestojmë kundër pretendimit të Ipeshkvisë për uzurpimin e pronës komunale, sepse Komuna është i vetmi organ kompetent për rregullimin urbanistik të q ytetit. Edhe Komuna ka vendos që në këtë vend ku kanë qenë lokalet, të bëjë një qendër tregtare ku do të na ipen përsëri lokalet në shfrytëzim. Por, Ipeshkvia pe pengon këtë, prandaj na si palë e interesuar, sepse janë katër palë në fakt, është Komuna, është Ipeshkëvia, është Sipërmarrja e Ndërtimit Banesore dhe jemi ne gjithashtu si shfrytëzues të lokaleve, dhe si palë e interesuar për këtë çështje”, deklaron përfaqësuesja e zejtarëve, Drita Rexhepi.

Protestuesit thonë se që nga viti 1976 kanë në pronësi 84 lokalet e tyre tashmë të rrënuara që nga 7 korriku i vitit të kaluar në rrugën “Perandori Justinian”, në kuadër të planifikimeve të reja të Planit Urbanistik të qytetit të Prishtinës, sipas të cilit, është paraparë të bëhet një qendër e re tregtare, ndërsa sipas komunë,s të gjithë shfrytëzuesit dhe pronarët do të marrin përsëri lokalet e tyre.

Atyre u patën premtuar që ndërtimi i lokaleve nuk do të zgjaste më shumë se 120 ditë.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, thotë se janë pezulluar punimet nga EULEX-i për dy muaj, pasi si që rasti është duke u shqyrtuar nga ta, por që nuk kanë marrë me shkrim një vendim të tillë.

E në Ipeshkvinë e Kosovës, nuk ishin të gatshëm për të dhënë ndonjë përgjigje për KosovaPress, për shqetësimin e ngritur nga zejtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat