Osmani: Komunat në veri duhet t’i përmirësojnë statutet

Lajme

Osmani: Komunat në veri duhet t’i përmirësojnë statutet

Më: 12 prill 2014 Në ora: 23:27

​Komunat në veri, kanë 30 ditë afat për harmonizim dhe miratim statutet e tyre në seancat e Kuvendit. Ndonjë veprim tjetër sjell pasoja të rënda, thotë Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ka theksuar se pa përmirësimin e statuteve në komunat e veriut, nuk mund të flasim për respektim të plotë të kuadrit ligjor të Kosovës dhe për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Integrimi i këtyre komunave duhet të bëhet në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat