Vidhet madalja e heroit Agim Ramadani, pikërisht në 15 vjetorin e rënies së tij (Video)

Lajme

Vidhet madalja e heroit Agim Ramadani, pikërisht në 15 vjetorin e rënies së tij (Video)

Më: 12 prill 2014 Në ora: 21:03

Familja e Agim Ramadanit e ka përjetuar edhe më rëndë përvjetorin e 15 të vrasjes së heroit të Kosovës.
Në kohën kur ata shkuan në Zhegër për të pritur miq për këtë ditë hajnat iu futën në banesë e tyre në Prishtinë.

Ata vodhën shumëçka, në mesin e tyre edhe medaljen e heroit të kombit që ia dhuroi presidenca e Kosovës.

“Ishte një ditë mjaft e keqe për neve e rëndë, dhe kur u kthyem pamë që kishin qenë hajnat këtu”, tha Lorina Ramadani, vajza e Agim Ramadanit.

Një rast të tillë i ka ndodhur edhe gruas së heroit Jusuf Gërvalla.

“Mua më kanë marrë unazën e Jusufit të cilën për vite e kam ruajtur dhe e kamë mbartë me vete”, ka thënë Suzana Gërvalla.

E banorët të cilët janë viktimë e këtyre hajnave, nuk po guxojnë ti denoncojnë publikisht keqbërësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat