U përurua kompleksi përkujtimor në Negroc

Lajme

U përurua kompleksi përkujtimor në Negroc

Më: 12 prill 2014 Në ora: 20:50

Në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar kompleksi përkujtimor ‘Pëllumbat e Lirisë’ ku prehen trupat e dëshmorëve dhe martirëve të asaj ane që ranë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se lavdia është e kushtueshme, por ky është çmimi i lirisë dhe se liria nuk njeh tjetër çmim për vendin dhe popujt e pushtuar.

“Nuk ka dinjitet njerëzor e kombëtar në kuptimin me të mirë të fjalës pa qenë kombi a njeriu i lirë. Urtia dhe guximi ynë me të cilën u qasëm luftës së fundit me gjithë rreziqet e mëdha që ishin ia dha vendit dhe popullit tonë atë që nuk ia dhanë shekujt e tërë: lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Asnjëra pjesë e këtij trekëndëshi magjik as nuk fitohen, as nuk mbrohen pa njeriun, apo më mirë të themi, pa njerëzit që dinë të qëndrojnë stoikisht e vertikalisht, si para ofertave të shkopit, apo atyre të karrotës. E para ofertë përcillet me kërcënime e rreziqe, ndërsa e dyta ka joshjen e mashtrimin”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se nderimi për të rënët në luftën e fundit është obligim dhe detyrim i përhershëm për të gjallët.

Në kompleksin përkujtimore ‘Pëllumbat e Lirisë’, prehen trupat e 22 dëshmorë dhe 36 martirë nga kjo anë që ranë në luftën e fundit. Ndërsa, kontribuuesve në ndërtimin e këtij kompleksi i’u nda edhe nga një mirënjohje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat