Haradinaj priti kampionin botëror në WBO, Haxhi Krasniqin

Lajme

Haradinaj priti kampionin botëror në WBO, Haxhi Krasniqin

Më: 12 prill 2014 Në ora: 15:58


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot kampionin botëror në boks, në kategorinë WBO, Haxhi Krasniqin.

Pas takimit, kryetar Haradinaj tha: ‘Është kënaqësi të takosh kampionë, por kësaj i shtohet pesha kur e dimë se këta kampionë janë shqiptarë. Haxhi Krasniqi, ashtu si dhe shumë sportistë të tjerë të njohur, po i bën nder Kosovës dhe kombit tonë në botë. Këta janë diplomatët dhe ambasadorët më të mirë të shtetit tonë”.

“Haxhiu është një hap afër titullit kryesor të botës në këtë sport, andaj, duke shpresuar fuqishëm në suksesin e tij të radhës, i dëshiroj punë të mbarë dhe përgatitje sa më të mira drejt këtij titulli. Mbështetja ime, e kolegëve dhe e mbarë kombit për Haxhiun, nuk do do të mungojë asnjëherë”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Nga ana e tij, kampioni Haxhi Krasniqi shprehu kënaqësinë e tij për pritjen dhe urimet nga kryetari Haradinaj.

“Këto ditë jam pritur dhe kam takuar shumë njerëz në Kosovë, të cilët më përgëzuan për suksesin, por pritja e sotme dhe takimi me kryetarin Haradinaj është nderi më i madh dhe motivim shtesë në rrugën dhe karrierën time. Do të përpiqem që këto pritje dhe dëshira t’i kurorëzojë me tituj të tjerë”, ka thënë boksieri Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat