Bie blloku B1 në KEK, paralajmërohen reduktime të energjisë elektrike

Lajme

Bie blloku B1 në KEK, paralajmërohen reduktime të energjisë elektrike

Më: 12 prill 2014 Në ora: 11:37

"​Në orët e hershme të mëngjesit të datës 12 prill 2014 jemi lajmëruar për daljen nga puna të Bllokut B1 dhe nga KEK jemi informuar që është duke u bërë çdo përpjekje që njësia gjeneruese B1 në Termocentralin Kosova B të ri-fillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë", thuhet në komunikatën e KEDS
Momentalisht, KEDS, sipas komunikatës së tyre, varet nga importi emergjent i energjisë elektrike dhe u kërkojmë ndjesë konsumatorëve për reduktime eventuale të energjisë elektrike. Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë, kapacitete për importim që janë në dispozicion në treg dhe përgatitje teknike prandaj nuk mund të realizohet në afat kohor të menjëhershëm.

"KEDS vazhdon përpjekjet për realizim të importit deri për sa prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qëllim i KEDS është që qytetarët të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike", tuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat