Agim Rexhepi kurioz për AKR-në

Lajme

Agim Rexhepi kurioz për AKR-në

Më: 12 prill 2014 Në ora: 08:54

Agim Rexhepi koordinator i degës së AKR-së në Gjilan thotë për rajonipress se dega e AKR-së në Gjilan po fuqizohet me kuadro të reja e të përgjegjshme. Rexhepi tha se Gjilani në të ardhmen do të flas me gjuhën e AKR-së, e ajo është zhvillimi ekonomik i Anamoravës, për të cilën kanë shumë nevojë komunat e këtij regjioni.
Agim Rexhepi ka marrë një detyrë të rëndë për të konsoliduar degën e AKR-së në Gjilan. Ndonëse ka një kohë jo shumë të gjatë që merret me strukturimin e kësaj dege, Rexhepi për rajonipress tha se është i kënaqur me qasjen që kanë aktivistët dhe grupet e tjera për të aderuar në AKR.
“Vërehet një mobilizim dhe një optimizëm i madh tek anëtarësia e AKR-së në Gjilan. Po vizitojmë çdo nëndegë dhe po marrim opinionet e tyre dhe njëkohësisht po kemi edhe aderime të reja të përditshme. Ky sukses më gëzon sepse synimi im është që AKR-ja të masivizohet tek të gjitha shtresat” tha Rexhepi, raporton rajonipress.
Rexhepi thotë se pretendimet e AKR-së në Gjilan janë që në gjiun e saj të ketë kuadro të autoritetshme, të përgjegjshme dhe të dëshmuara.”AKR-ja do të shkaktojë befasira të mëdha muajve në vijim. Do të sjellim njerëz dobiprurës për Gjilanin dhe do të kemi kandidatë të mrekullueshëm për deputet në Parlamentin e Kosovës” tha Rexhepi.
Rexhepi tha se është i bindur se AKR-ja e Gjilanit do të arrij të futet në Parlamentin e Kosovës pasiqë kanë piketuar kuadro që kanë forcë e fuqi që të arrijnë votat e mjaftueshme për të hyrë në Parlament.
Por një synim kryesor dhe fundamental i AKR-së në Gjilan, por edhe i Agim Rexhepit mbetet fuqizimi dhe përkrahja e programit ekonomik të Behgjet Pacollit që parasheh për komunat e Anamoravës, por në përgjithësi edhe në Kosovë.”Në të ardhmen Gjilani do të flas me gjuhën e AKR-së, e ajo gjuhë është zhvillimi i saj ekonomik dhe zhvillimi i komunave të rajonit të Anamoravës”.
Rexhepi thotë se nuk do të jenë vrojtues pasiv edhe të zhvillimeve institucionale në Gjilan.”Koncepti i AKR-së karshi pozitës është i qartë. Ne do të përkrahim të gjitha projektet që janë në dobi të Gjilanit dhe në këtë drejtim do të kemi edhe oferta konkrete për qeverisjen komunale” tha Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat