SPEVZ, kërkon ndihmë për rritje të rrogave edhe në sektorin privat

Lajme

SPEVZ, kërkon ndihmë për rritje të rrogave edhe në sektorin privat

Më: 11 prill 2014 Në ora: 22:15

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës po bën gjithçka që është e mundur për rritjen e pagave në sektorin privatë.
Edhe pse sipas kësaj sindikate, disa prej kompanive vetëm se kanë nisur të bëjnë ngritje simbolike të pagave.

Mirëpo shqetësimi i tyre, është tek Institucionet të cilët sipas tyre nuk po ndihmojnë në këtë proces.

“Kësaj kërkese nuk i ndihmoi asnjë institucion shtetëror duke u nisur nga Parlamenti, Qeveria, e as Organizatat e Punëdhënësve, si Oda Ekomomike, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Oda Ekonomike Amerikane dhe ajo Gjermane”, thuhet në reagimin e kryetarit të kësaj sindikate, Jusuf Azemi.

Mirëpo ata thonë se do të mundohen me çdo kusht dhe do të punojnë pareshtur që së paku punëtorët e sektorit privat të kenë tretman më të mirë, duke përmendur këtu edhe implementimin e kontratës kolektive.

“Ne do punojmë pa reshtur që këta punëtorë të kenë tretman më të mirë se deri tani. Ju tërheqim vërejtjen se që nga 1 Janari 2015 do kërkojmë që Marrëveshja Kolektive të implementohet në tërësi, ku do ketë edhe implikime buxhetore, andaj në lidhjen e kontratave në mes kompanive dhe institucioneve shtetërorë duhet pas parasysh edhe ngarkesën buxhetore të kësaj marrëveshje”, thuhet në reagimin që kryetari të kësaj sindikate, Jusuf Azemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat