Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Qendrën Inovative të Kosovës

Lajme

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Qendrën Inovative të Kosovës

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:29

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Qendrën Inovative të Kosovës, ku është njohur nga afër për sukseset e kësaj qendre dhe zhvillimin e afarizmit dhe veprimtarisë së shumë bizneseve dhe ndërmarrjeve të teknologjisë informative në kuadër të kësaj qendre.

Kryeministri Thaçi gjatës kësaj vizite ju është drejtuar me një fjalë rasti udhëheqjes së Qendrës Inovative të Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve që funksionojnë brenda kësaj qendre.

Në vazhdim, Kryeministri Thaçi tha se ka besim të plotë se Qendra Inovative e Kosovës është shembulli më i mirë se si fillohet një punë, si vazhdohet dhe si arrihet një sukses dhe mbi të gjitha se si shpërndahet ai sukses në të gjithë vendin.

“Qendra Inovative ka qenë gjithmonë shembulli ma i mirë. Unë jam duke punuar bashkërisht edhe me Ambasadën e Norvegjisë, edhe me qeverinë norvegjeze, edhe në vizitat që kam pasur në Norvegji, që Qendra Inovative të mos mbetet vetëm në këtë nivel të suksesit që ka arritur por të ec tutje. Pra të vazhdojë mbështetja financiare për ju dhe të rritet participimi edhe i Qeverisë së Kosovës në mënyrë që të hapen mundësi të reja dhe biznese të reja”, tha Kryeministri.

Në anën tjetër, Kryeministri tha se ndihet shumë mirë sepse Kosova është shembulli më i mirë në rajon edhe për sa i përket Teknologjisë Informative dhe secili nga ne duhet të ndihet shumë mirë dhe krenar për këtë.
“Ju keni filluar me 4 veta, ndërsa tani keni krijuar mundësi që ta keni rreth 144 me biznese të ndryshme anekënd Kosovës. Pra, qëllimi është krijimi i kushteve dhe mundësive të reja për krijimin e kushteve dhe vendeve të raja të punës. Dhe këto mundësi janë”, tha Kryeministri.

Thaçi nw fund tha se “kemi ulur papunësinë në një shifër të caktuar, por tani jemi në fazën përfundimtare të formimin e Fondit për Punësim, një fond ky prej 1.5 miliard euro që janë mjete tona jashtë vendit por me disa ndryshime ligjore në Kuvendin e Kosovës do t’i sjellim në vend. Ato janë mjete tona, janë mjete tuaja dhe ato mjete duhet të shfrytëzojmë maksimalisht; e para si model Qendra Inovative e Kosovës dhe të gjitha projektet tjera, apo ndërmarrje të tjera të vogla, çfarëdo që të jenë të jenë përfituese, të zgjerohen, të krijohen edhe vende të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat