Bllokohet Marrëveshja për kartonin e gjelbër

Lajme

Bllokohet Marrëveshja për kartonin e gjelbër

Më: 11 prill 2014 Në ora: 07:35

Këshilli i Byrosë Evropiane është pajtuar që të lejojë shitjen e kartonit të gjelbër për Kosovën, por marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të refuzimit nga kompanitë e Sigurimit në Kosovë, shkruan kd.
Kjo ka shkaktuar edhe përçarje mes kompanive të sigurimit, përfaqësues të së cilave janë pjesë e takimeve në Bruksel, ku po diskutohet me palën serbe për arritjen e memorandumit të mirëkuptimit për lëvizjen e lirë me Serbinë.
Nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve kanë mohuar të jetë diskutuar në Bruksel çështja e kartonit të gjelbër.
Rrahim Pacolli, nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), si pjesëmarrës i delegacionit të Kosovës në takimet e zhvilluara në Bruksel, ka thënë se marrëveshja që Kosova të lëshojë kartonin e gjelbër është bllokuar në momentet e fundit nga kolegët e tij. Kjo, sipas tij, ka shkaktuar zhgënjim tek Bashkimi Evropian, të cilët kanë shprehur gatishmëri që para anëtarësimit me të drejta të plota në Byronë Evropiane, Kosovës t’i lejohet shitja e kartonit të gjelbër. Ai ka thënë se nuk i di arsyet pse është bllokuar.
Por Rexhep Idrizaj, që është kryesues në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka dhënë një version tjetër. Ai ka mohuar të jetë diskutuar në Bruksel anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove të kartonit të gjelbër.
Dhënia e së drejtës për lëshimin e kartonit të gjelbër është ndërlidhur me bisedimet për policat e sigurimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat