Gjermania do "mbyllë dyert" për azilkërkuesit nga Ballkani

Lajme

Gjermania do "mbyllë dyert" për azilkërkuesit nga Ballkani

Më: 11 prill 2014 Në ora: 07:33

Ministrja për integrim Bilkay Öney në një intervistë dhënë gazetës “Stuttgarter Nachrichten” ka theksuar se duhen ndryshuar rregullat për pranimin e azilkërkuesve nga Ballkani.
Fluksi i madh i azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit, të cilët janë kryesisht refugjatë ekonomikë, ka shtyrë autoritetet gjermane të shqyrtojnë mundësinë e ashpërsimit të rregullave që u mundësojnë atyre të përfitojnë mha azili.

Kështu, ministrja për integrim Bilkay Öney në një intervistë dhënë gazetës “Stuttgarter Nachrichten” ka theksuar se duhen ndryshuar rregullat për pranimin e azilkërkuesve nga Ballkani. “Unë personalisht mendoj se është e drejtë që të bëjmë edhe një rishqyrtim të rregullave që përcaktojnë se cilat vende duhen konsideruar si `shtete të sigurta` sa i përket prejardhjes së azilkërkuesve”.

E drejta e azilit shërben për mbrojtjen e njerëzve të cilët në vendin e tyre ndiqen politikisht. Por, kjo, sipas Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) sa u përket vendeve të Ballkanit nuk qëndron pothuaj në asnjë për qind të rasteve. Problemeve, me ndihmën evropiane duhet t`iu qasemi në vendin e ngjarjes, ka thënë ajo, duke theksuar se “e drejta e azilit nuk ofron zgjidhje për këtë çështje”.

Qeveria Federale e Gjermanisë synon të kufizojë qasjen e azilkërkuesve nga Ballkani dhe të shpejtojë procedurën e azilit në raport ne ta. Sipas një projektligji të Ministrisë së Brendshme, shtetet si Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në të ardhmen duhet të kategorizohen si “shtete të sigurta të prejardhjes”. Kjo nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve nuk mund të pretendojnë për ndjekje politike kështu që nuk do të kenë as shanse për të fituar azilin në Gjermani.

Një rregullim të ngjashëm, të bazuar në "vendet e sigurta të prejardhjes", me çka mendohen vendet e Ballkanit, është duke e praktikuar Zvicra prej rreth dy vitesh dhe ai ka sjellë reduktim të ndjeshëm të numrit të azilkërkuesve nga këto vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat