Misioni i ri i EULEX-it, në kundërshtim me një rezolutë të Kuvendit

Lajme

Misioni i ri i EULEX-it, në kundërshtim me një rezolutë të Kuvendit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 07:31

Kur Kuvendi debatonte në korrikun e vjetëm për krimet e luftës, deputeti Nait Hasani kishte bërë thirrje për vëmendje, pasi kishte parë një zhvillim që nuk kishte ngjarë deri atëherë.
Partia më e madhe në pushtet dhe subjekti më i zhurmshëm opozitar po i bashkonin votat.

“Ndoshta është sinjikative aq sa analistët nuk kanë mundur ta parashikojnë”, pati thënë Hasani. “Për herë të parë Partia Demokratike e Kosovës dhe lëvizja ‘Vetëvendosje’ bëjnë koalicion për një rezolutë”.

Kishte thënë kësisoj në seancën plenare, ku debatohej për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, të Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e transicionit të kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore. Në këtë seancë të braktisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës qe votuar rezoluta me të cilën kërkohej nga Qeveria që deri më 1 shtator 2013 të sjellë në Kuvend planin transicional drejt përfundimit të mandatit të këtij misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Data e përmbylljes së mandatit parashihej të ishte 15 qershori i 2014-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat