Studentët nuk e paguajnë semestrin - presin zbritjen e premtuar të Thaçit

Lajme

Studentët nuk e paguajnë semestrin - presin zbritjen e premtuar të Thaçit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 07:29

Rreth 35 për qind e studentëve ende nuk e kanë paguar semestrin veror për vitin akademik 2013-2014, shkruan “Koha Ditore”.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra për medie e Rektoratit të universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Disa nga studentët të cilët nuk e kanë paguar semestrin kanë thënë se këtë e kanë bërë për shkak të vendimit të kryeministrit, Hashim Thaçi, për zbritje të semestrit për 50 për qind, vendim ky që do të hyjë në fuqi në maj të këtij viti. Ata kanë deklaruar se këtë e kanë bërë, pasi që duan që të përfitojnë nga zbritja.

Ndërkohë, Rektorati ka vendosur që ta shtyjë afatin për pagesë deri më datën 18 prill.

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj, ka nxjerrë një vendim, më anë të të cilit, përveç shtyrjes së afatit për pagesë të semestrit, ka bërë të ditur se studentët të cilët nuk e bëjnë regjistrimin e semestrit veror deri në afatin e caktuar, nuk do t’iu lejohet vërtetimi i semestrit dhe për rrjedhojë nuk do të mund t’iu nënshtrohen provimeve të afatit vijuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat