‘Migrimi jo i rregullt, nuk ia vlen’

Lajme

‘Migrimi jo i rregullt, nuk ia vlen’

Më: 10 prill 2014 Në ora: 16:56

Në kuadër të fushatës gjithëpërfshirëse për procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë, Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizuan turneun informativ me autobus, edhe në qendër të Ferizajt.

Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rrezikun e migrimit jo të rregullt, zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane vizituan qytetin e Ferizajt, ku biseduan me qytetarët për rrezikun e migrimit jo të rregullt. Në mbështetje të kësaj fushate kishin dalë edhe artistë shqiptarë si: Adrian Morina-aktor, Fisnik Ademi-aktor, Pranvera Munishi- gazetare e RTK-së, Ema Uka-aktore dhe modele, Kushtrim Sheremeti-aktor dhe MyrveteQerkezi-gazetare e RTV 21.

Kampanjën "Migrimi jo i rregullt, nuk ia vlen" e përkrahte edhe qeveria lokale e Ferizajt. Me këtë rast, drejtori i Administratës,Naim Ferati ka thënë se kjo fushatë është jashtëzakonisht e rëndësishme nga fakti se qytetarët duhet të dijnë me pasojat që sjellw migrimi i paligjshëm.

“Ne si qeverisje komunale mbështesim kampanjën nga Ministria e Integrimeve Evropiane, sepse migrimi jo i rregullt, nuk ja vlen. Ky aktivitet lidhet ed he me shumë raste të ndryshme ku të rinjët kanë marrë rrugë për migrim si në Francë dhe në shtetet tjera evropiane”, ka thënë Ferati.

Ky turne po vazhdon në të gjitha qendrat e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat