Flet ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, marrëveshjen UÇK – FARK e prishi Xhavit Haliti

Lajme

Flet ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, marrëveshjen UÇK – FARK e prishi Xhavit Haliti

Më: 9 prill 2014 Në ora: 20:59

Halil Bicaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka publikuar për herë të parë marrëveshjen e arritur më 2 nëntor 1998, ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut, për krijimin e Shtabit të Përbashkët të UÇK-së.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje të arritur ndërmjet përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari, ishte marrë vendimi që të miratohej struktura e re e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Aty më tej thuhet se miratimi u bë me përgjegjësi të plotë për organizimin, udhëheqjen dhe drejtimin e luftës së UÇK-së në Kosovë, me të vetmin qëllim çlirimin e territorit të Kosovës.
Bicaj, në intervistën dhënë KTV-së për emisionin në Rubikon, ka prezantuar edhe dokumentin me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me në krye të listës Agim Çekun dhe kuadro të të dyja palëve nënshkruese.
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit thotë se çuditet se si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi nuk dëshirojnë të dëgjojnë se kanë ekzistuar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, marrëveshja nuk ishte zbatuar kurrë. Përse nuk u zbatua, ai thotë se duhet pyetur Xhavit Haliti i PDK-së.
Miratimi i Ligjit për Veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, sipas tij, është padrejtësi e madhe.
Bicaj ka thënë se Ministria e Mbrojtjes kishte financuar UÇK-në. Për shumat e tjera të mjeteve të mbledhura, ai nuk komenton shumë dhe ia lë përgjegjësinë Bujar Bukoshit.

Bicaj thotë se askohohe ka pasur takim edhe me kryeministrin e tanishëm Hashim Thaçin, derisa për moszbatimin e kësaj marrëveshje Bicaj fajëson Xhavit Halitin.
“Duhet të pyesni Xhavit Halitin se pse nuk u zbatua kjo marrëveshje”, tha ai.
I pyetur nëse ka pasur ushtarë me emblemë tjetër përveq asaj të UÇK-së, Bicaj tha se “UÇK-ja ka qenë pjesë e FARK-ut të tanishëm, sepse FARK-u po formohet tash”.
Ish Ministri Bicaj, ka folur edhe për Betejën e Koshares duke thënë se suksesi i kësaj beteje ka qenë rezultat i përgaditjeve stërvitore.

“Është gabim i madh pse është bërë kjo ndarje. Tash dy kolegë kanë ardhur, njëri me detyrë në Ministri të Mbrojtjes tjetri në Shtabin e Përgjithshëm. Tash, ai i ka privilegjet, pse Agim Çeku e Hashim Thaçi mund t’i gëzojnë ato të drejta e Halil Bicaj jo”, tha Bicaj.

Bicaj gjithashtu ka rrëfyer edhe për pjesmarrjen e tij në luftën e Bosnës të vitit 1992, ku kishte udhëhequr rreth 1400 ushtarë. Ai u shpreh se qysh nga ajo kohë ka qenë në pritje të luftës në Kosovë për shkak ttë situatës që Kosova ndodhej askohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat