Vulin pret formimin e gjykatës për Kosovën

Lajme

Vulin pret formimin e gjykatës për Kosovën

Më: 9 prill 2014 Në ora: 19:51

Ministri pa portofol në Qeverinë teknike të Serbisë, i angazhuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka thënë sot në Graçanicë se pret që të formohet gjykata për krime lufte në Kosovë dhe që ajo të jetë e paanshme.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë kryer krime, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Secili krim duhet të dënohet. Do të doja ta dëgjoja këtë që thashë edhe nga përfaqësuesit e popullit shqiptar, do të doja që të dilte dikush dhe të thoshte se të gjitha viktimat janë viktima të pafajshme dhe se të gjithë ata që kanë kryer krime, duhet të përgjigjen”, ka thënë Vulin, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat