Rikërcënojnë punëtorët, na rrisni pagat o hymë në grevë

Lajme

Rikërcënojnë punëtorët, na rrisni pagat o hymë në grevë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:57

Megjithëse kanë caktuar 10 prillin, si datë të fundit, punëtorët e KEDS-it ende nuk kanë përgjigje nga menaxhmenti i kësaj korporate për kërkesat e tyre për rritje të pagave. Ata tashmë po presin të enjten, ditën dhe kur kalon afati për kërkesat e tyre për të parë se do të ketë ngritje apo jo. Në të kundërtën ata do të vazhdojnë me protesta e greva.

Por kryetar i Federatave të Pavarura të Sindikatave “Elektrokosova” FehmiPajzaiti, shpreson se do të marrin përgjigje pozitive për kërkesat e punëtorëve të KEDS-it, për ngritje të pagave. Në të kundërtën ai thotë se nuk do të rrinë duarkryq, por do të vazhdojnë me greva dhe protesta, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Pajaziti thotë se menjëherë pas publikimit të kërkesave të tyre në media, ata kanë pasur një takim me menaxhmentin e KEDS-it, të cilët kanë përjashtuar nga diskutimi kërkesën e parë, e që ka qenë rritja e pagave. Ndërsa, sa i përket kërkesave tjera, ai thotë se kanë biseduar dhe janë në bisedime e sipër me menaxhmentin edhe pse asgjë konkrete më deri tani nuk ka.

Ndërsa, zëdhënësi i KEDS-it Guri Shkodra, ka pohuar për se ata kanë pranuar kërkesat dhe shqetësimet e punëtorëve të KEDS-it dhe se janë duke u diskutuar dhe analizuar së bashku me udhëheqësit e sindikatës së KEDS-it, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për të gjitha palët.

Ndryshe, punëtorët e KEDS po kërkojnë rritje të pagave për kategori të ndryshme, duke filluar nga 50 euro deri në 130 euro, por nuk refuzojnë as rritjen në mënyrë lineare, ashtu siç është bërë dhe në KEK. Ndërsa, si kërkesa tjera janë dhe pagesa e punës në festa, pagesat e punës jashtë orarit, pagesë për punëtorët që lëvizin nga një vend pune në tjetrin, si dhe ndarje të bonuseve në mënyrë korrekte dhe jo siç është bërë deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat