Seks me të dashurin e shoqes, shfajësohet: “Po më përdhunonte”

Lajme

Seks me të dashurin e shoqes, shfajësohet: “Po më përdhunonte”

Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:01

Policia italiane është përballur me një denoncim të çuditshëm të një adoleshenteje. Ngjarja ka ndodhur këtë fundjavë, ku një 19-vjeçare, ka kapur të fejuarin e saj dhe shoqen e ngushtë, duke kryer marrëdhënie seksuale, jashtë një diskoteke.

Kur vajza ka kërkuar shpjegime nga i fejuari dhe nga shoqja e ngushtë, kjo e fundit është justifikuar duke thënë: “I fejuari yt po më përdhunonte”.

Sipas karabinierëve, gjithçka ka nisur kur treshja në fjalë ka shkuar në diskotekë në Senigallia, në jug të Italisë, mbrëmjen e së premtes. Mes alkoolit dhe kërcimeve, të rinjtë kanë humbur njëri-tjetrin.

19-vjeçarja është vënë në kërkim të të fejuarit të saj dhe ka mundur ta gjejë jashtë diskotekës, ndërsa po bënte kryente marrëdhënie me seksuale mikeshën e saj.

Tashmë karabinierët po mbledhin dëshmitë e tre protagonistëve të kësaj ngjarjeje, për të verifikuar nëse bëhej fjalë për një përdhunim apo për një marrëdhënie seksuale konsensuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat