Klinikat që s’mund të gjejnë drejtor

Lajme

Klinikat që s’mund të gjejnë drejtor

Më: 9 prill 2014 Në ora: 08:18

Klinikat në Qendrën Universitare të Kosovës po hyjnë në vitin e katërt të funksionimit, por ende nuk kanë drejtorë.
Këto klinika prej katër vitesh janë duke u drejtuar nga ushtrues detyre.
Për më keq, kjo mënyrë e funksionimit pritet të vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar, kurse mungesa e drejtorëve po vlerësohet se e ka dëmtuar rëndë funksionimin e këtyre klinikave.
Përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë thonë se funksionimi i klinikave të QKUK-ës me ushtrues detyre është bërë sa për sy e faqe.
Kryetari i kësaj sindikate, Blerim Syla, thotë se janë thyer të gjitha ligjet sa i përket afatit për emërimin e drejtorëve.
Zv/ministri i Shëndetësisë, Shemsi Veseli, thotë se as vetë nuk e di arsyen e vonesës zë zgjedhjeve të drejtorëve. Mirëpo, ai thotë se shtyrja e zgjedhjes së tyre është bërë për shkaqe politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat