Kuvendi zvarrit krijimin e FAK-ut

Lajme

Kuvendi zvarrit krijimin e FAK-ut

Më: 9 prill 2014 Në ora: 08:08

Kuvendi i Kosovës këtë të enjte nuk do të diskutojë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Arsye për këtë është se amendamentet e qeverisë për ndryshimet në Kushtetutë të cilat kanë marrë pëlqimin edhe të Gjykatës Kushtetuese, janë proceduar për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.
Ky veprim vlerësohet si i panevojshëm pasi vendimet e Gjykatës Kushtetuese në këto raste nuk mund të ndryshohen dhe rrjedhimisht ato duhet të procedohet drejtpërdrejt për votim.
Por në këtë rast situata ka rrjedhur ndryshe. Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të Kryesisë që është mbajtur të hënën është zhvilluar debat mes grupeve parlamentare të shumicës dhe atyre të pakicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat