Trashëgimtarët e Juridikut

Lajme

Trashëgimtarët e Juridikut

Më: 9 prill 2014 Në ora: 07:25

Prindërit e Mimoza Aliut, Arta Dautit dhe Diamanta Sojevës punojnë profesorë në të njëjtën katedër ku ato janë regjistruar në studimet e doktoratës.

Mimoza është vajza e profesorit Abdulla Aliu, Arta vajza e profesoreshës Nerxhivane Dauti, që të dy profesorë në Katedrën Civile në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”. E Diamanta, vajza e profesorit Hivzi Sojeva, në Katedrën Financiare.
Raste si këto kur prindi e merr fëmijën në katedrën e vet, apo kur i takojnë partisë në pushtet, apo vijnë si “propozim” i rektorit e jo nga fakulteti, apo kur ai merr vendim për rishqyrtim të lëndëve janë të shumta në listat e kandidatëve të pranuar në këto studime, të cilën e ka gazeta.

Lista u përket dy afateve të fundit në universitet, atij para dy vjetësh - të vitit 2012/2013 në kohën e ish-rektorit Mujë Rugova, si dhe afatit për vitin 2013/2014 në kohën e ish-rektorit Ibrahim Gashi.

Me këto raste nuk është marrë as menaxhmenti aktual i UP-së, e nuk pritet të merret as Këshilli Drejtues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat