Afro 1200 studentë vijojnë studimet në programe të paakredituara

Lajme

Afro 1200 studentë vijojnë studimet në programe të paakredituara

Më: 9 prill 2014 Në ora: 06:56

Afro 1 mijë e 200 studentë, të tetë drejtimeve lëndore në Fakultetin e Edukimit, ndjekin programe studimi të cilat nuk janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AAK), shkruan kd.
Ata kanë studiuar dy, përkatësisht tre vjet dhe rrezikojnë të mos marrin diploma të vlefshme.
Programet e studimit: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA), Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA), Fizikë - Kimi (BA), Biologji - Kimi (BA), Matematikë - Informatikë (BA), Teknologji Informative (BA), Histori - Edukatë Qytetare (BA), dhe Gjeografi - Edukatë Qytetare (BA), janë programe të cilat kanë marrë pëlqimin nga Agjencia e Akreditimit për periudhën njëvjeçare.
Dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku, ka thënë se për këtë janë përgjegjëse Ministria dhe Rektorati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat