FMN demanton Thaçin

Lajme

FMN demanton Thaçin

Më: 9 prill 2014 Në ora: 06:54

Kosova në vitin 2014 do të ketë rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe jo 4.5 për qind, ashtu siç ka deklaruara kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Kjo është bërë e ditur të martën në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) në Washington. Rritja prej 3.9 për qind është prezantuar në raportin e saj për pasqyrën ekonomike globale “Rimëkëmbja fuqizohet, por dobësitë mbeten”.

Kosova nuk pritet të ketë ndonjë rritje shumë të madhe ekonomike, sipas FMN-së, as nga viti 2015 e deri në vitin 2019.

Përqindja e paraparë mbetet e njëjtë 4.5 për qind për pesë vitet e ardhshme. Kurse sa i përket parashikimeve për rritje globale ekonomike, në konferencën e mbajtur për shtyp, në Washington, Olivier Blanchard, këshilltar ekonomik i FMN-së dhe drejtor i Departamentit të Kërkimeve, tha se do të ketë rritje prej 3.6 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat